Presidenti Ilir Meta ka takuar në Tiranë ambasadorin Sam Brownback, të cilin e quan të ftuar special.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se sëbashku me ambasadorin do të jenë nesër në një Konferencë për Lirinë Fetare, ndërsa shpreh bekime për miqësinë shqiptaro-amerikane.

“Një kënaqësi e veçantë të kem Ambasadorin Sam Brownback në Tiranë si mysafirin tim special. Do të jemi së bashku nesër në Konferencës për Lirinë Fetare. SHBA gjithmonë një kampion i lirisë dhe drejtësisë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”