Presidenti Ilir Meta është pritur sot në një takim nga Princi i Monakos, Alberti II. Përmes një postimi në "Facebook", Meta deklaroi se ishte një takim konstruktiv në funksion të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok.

"Nder dhe kënaqësi e veçantë të pritesha sot nga Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, Princi i Monakos.

Takim mjaft konstruktiv për identifikimin e potencialeve të shumta, në funksion të forcimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok.

Shqipëria dhe Principata e Monakos të vendosura për intensifikimin e marrëdhënieve", shkruan Meta.