Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Meta reagon për ngjarjen në Kavajë: Do të jem aty sonte. Mos bini pre e provokimeve

19/04/2021 - 20:31

Presidenti Ilir Meta do të niset drejt Kavajës, pas incidentit që ndodhi sot në një zyrë elektorale të PD-së ku mbeti i plagosur me armë sekretari i kësaj force. Ky fakt është bërë i ditur nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi.

Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para asaj që ai e cilëson Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit. Kujtojmë se kreu i PD-së Lulzim Basha është nisur drejt Kavajës.

REAGIMI I BLUSHIT:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë.

Për shkak se aktualisht, Kreu i Shtetit ndodhet në Elbasan, në një iftar të organizuar nën kujdesin e Tij, me klerikët lokalë të pesë komuniteteve fetare, ku janë të ftuar edhe personalitete të nderuara të qytetarisë elbasanase, si dhe për shkak të një interviste të planifikuar më herët në TV “Skampa”, bëj me dije se menjëherë pas saj, Presidenti Meta do të niset urgjentisht drejt Kavajës.

Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në KQZ dosjen ankimore për shkeljet e pretenduara në 9 qarqe të vendit në zgjedhjet e 25 prillit, me p

Pak ditë pasi kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Gjirokastër, LSI ka ankimuar ditën e sotme në KAS rezultatin e zgjedhjeve në

Partia Demokratike vijon të denoncojë shit-blerjen e votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Partia Demokratike vijon të denoncojë parregullsitë në zgjedhjet e 25 prillit.

Presidenti Ilir Meta iu drejtua me një mesazh të fortë shqiptarëve dhe politikës në Ditën e Europës.

Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e Evropës nëpërmjet një video në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë uruar përmes postimive në rrjetet sociale të gjithë besimtarët myslimanë për Natën e Kadr

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela festojnë sot përvjetorin e tyre të martesës.

Ish-deputeti demokrat, Hailm Kosova, kritikoi ashpër grupin kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të krijuar pas zgjedhjeve

Deputetja demokrate e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Grida Duma e ftuar në emisionin "Kjo Javë", në News 24 foli mbi grupin me figura t