Meta: Respektimi i votës së lirë, ilaçi që shëron krizën e thellë

11/07/2019 - 14:27

Presidenti i Ilir Meta priti sot dhe zhvilloi një takim me delegacionin e Komitetit Hebreo-Amerikan (American Jewish Committee) me qendër në Nju Jork, të kryesuar nga Drejtori i tij Ekzekutiv, David Harris.

Presidenti Meta e njohu delegacionin zyrtar të AJC-së me situatën aktuale në Shqipëri, krizën e rëndë kushtetuese dhe institucionale që ka përfshirë vendin, si dhe me propozimin e tij si për zgjidhjen e saj nëpërmjet zhvillimit të tri palë zgjedhjeve më 13 Tetor 2019; zgjedhjeve vendore, parlamentare dhe të Presidentit nga populli.

“I vetmi ilaç që shëron vendin nga kjo krizë e thellë përfaqësimi dhe legjitimiteti është vetëm respektimi i votës së lirë dhe direkte të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe pranimi i verdiktit të tyre final nga të gjithe ne”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Gjithashtu Presidenti Meta e siguroi Harris dhe delegacionin që e shoqëronte se miqësia mes shqiptarëve dhe komunitetit hebreo-amerikan do të vazhdojë të forcohet, dhe se bashkëpunimi ekonomik duhet të intesifikohet më tej.

Nga ana e tij, Harris theksoi se: “Miqësia tradicionale e Shqipërisë dhe e kombit hebre është e skalitur në kujtesën tonë kombëtare jo vetëm për rolin fisnik të shqiptarëve në shpëtimin, mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, por dhe për historitë tona të ngjashme si dy popuj që kanë vuajtur përgjatë shekujve të ekzistencës së tyre”.

“Ne vijmë këtu me ndjenjën e mirënjohjes së përhershme për popullin shqiptar, dhe do të jemi përjetësisht së bashku për të përballuar sfidat edhe në të ardhmen. Jemi gjithashtu të gatshëm të ofrojmë mbështjen tonë për të rritur rolin e diasporës shqiptare në SHBA, me qëllim që të ndikojmë për çështjen shqiptare në politikën dhe administratën amerikane”, u shpreh Drejtori Ekzekutiv i AJC-së. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj do të dalin në një konferencë për shtyp në orën 17:00.

Komisioneri për zgjerim në BE, Johannes Hahn tha se udhëheqësit e BE -së nuk arritën të zbatojnë angazhimin e tyre për të hapur negociata

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur nga Kukësi sot për hapjen e negociatave.

Nga qyteti i Lushnjes ku mori pjesë në festimet e 75-vjetorit të çlirimit zv.kryeministri, Erion Braçe tha se askush nuk e nxjerr Shqipër

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, folu sot për ngritjen e SPAK, teksa ishte i pranishëm në Komisionin e Ligjeve.

Presidenti Ilir Meta çmoi sot gjatë një ceremonie solemne Dr.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar për "Euroactiv" se vendimi i Këshillit të Evropës nuk është ai që dëshironte dhe sh

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov ka thënë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të marrin datë për negociata, pasi do të bëhej një

Erisa Zyka nga Brukseli: Dhe një gjë të vogël sa për humor.