Pas më shumë se 3 muajsh pushim, Ulsi Manja ka thirrur këtë të hënë në orën 14:00 mbledhjen e Komisionit Hetimor për  Presidentin Ilir Meta.

Situata për shkak të pandemisë ka sjellë ndryshime të shumta në lidhje me çështjet që ky komision ka administruar.

Raporti i Komisionit të Venecias, i cili i jepte të drejtë kreut të shtetit për emërimet në kushtetuese do të jetë mbi tavolinën e deputetëve.

Meqenëse vetë Kuvendi i është drejtuar Venecias për këtë çështje, mazhoranca nuk e ka më një kauzë për të kërkuar shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit.

Deri me 30 korrik, kur i përfundon afati i punës së komisionit, Kuvendi do të vijojë me procedurat parlamentare, pavarësisht se kërkesa për largimin e Presidentit nuk ka prova të mjaftueshme.