Presidenti Ilir Meta, i ftuar në Zonë e Lirë, i bëri thirrje kryeminsitrit Rama të mos provokojë trazira në Shqipëri.

Meta tha se Rama për llogari të miqve të tij serbë dhe për llogari të Soros, po provokon shqiptarët.

Kreu i shtetit tha se ka ardhur momenti të ketë një ndarje përfundimtare. Teksa e quan Ramën lepur, tha se ai s’mund të përballet me një luan.

“Një luan nuk trembet nga një lepur. Lepuri është zënë në çark dhe është marrë peng. Del e thotë ‘jam krenar për babain tim’. Për çfarë është krenar ai, që Kristaqi ka varur Havzi Nelën. Pse çfarë e kishte të atin ai qen bir qeni? E kishte gjë partizan? More jam Ilir Meta unë, se del e thotë aty që ka dalë të shpërndajë dekorata. Pse kush është Vojo Kushi? Vojo Kushi sot është President. Do ketë 3 milionë Vojo Kushë në shesh. Je i marrë peng nga Soros-i. Mos më bëj të nxjerr dhe emra analistësh që marrin para nga Soros. Ore këlysh Blloku. Unë të bëj që të mos kesh vrimë të futesh në Shqipëri”,– ishin vetëm disa nga deklaratat e bëra nga presidenti Meta.