Presidenti Ilir Meta ka dënuar ashpër sulmet politike në adresë të anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se garantët e krimit kushtetues po dalin vetë ndërsa paralajmëron se po përgatitet një video.

"Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!"