Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur dërgimin 30 mjekëve dhe infermierëve të Shqipërisë në Itali për të ndihmuar vendin fqinj në luftën kundër koronavirusit.

Fillimisht Meta i shpreh mirënjohje dhe krenari për mjekët dhe sakrficën e tyre teksa thotë se kjo vepër do të forcojë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

STATUSI I METËS

Mirënjohje dhe krenari për 30 mjekët dhe infermierët tanë, të cilët do shërbejnë në rajonin më të prekur nga pandemia në Italinë fqinje. Ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë. #AndràTuttoBene

Gratitudine e orgoglio per i nostri 30 medici e infermieri che daranno il loro sostegno nella regione più colpita dalla pandemia in Italia. Questa solidarietà e questi sacrifici rafforzeranno ancora di piu’ l’eccellente relazione tra i nostri due paesi e popoli. #AndràTuttoBene