Presidenti Ilir Meta do të kërkojë takim me kryetarët e partive që dolën nga Parlamenti në shkurt 2019 duke djegur mandatet e deputetëve. Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, i cili thotë se do të diskutohet për situatën politike dhe më pas pritet që kreu i shtetit të marrë vendime të rëndësishme.

“I pyetur nga gazetarët lidhur me një lajm që qarkullon në media për një sërë nismash dhe vendimesh shumë të rëndësishme që do të ndërmarrë në ditët në vijim Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, Këshilltari për Mediat dhe Zëdhënësi z.Tedi Blushi bën me dije se:

Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi. Padyshim do të ketë edhe të tjera inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës.