Presidenti Ilir Meta është takuar mëngjesin e sotëm me gazetarët e Vlorës.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit i cilëson gazetarët në qytetin bregdetar kurajozë dhe shembull që duhen ndjekur dhe nga disa profesionistë në Tiranë.

“Kush tha, që gazetaria e mirë bëhet vetëm në Tiranë?!

Në Vlorë ka sot një brez të ri gazetarësh kurajozë, që të impresionojnë me profesionalizmin e tyre, në shërbim të informimit, së vërtetës dhe interesit publik.

Shembull, që duhet ndjekur madje dhe nga disa “profesionistë” në Tiranë.

I lumtur të takohesha e të bisedoja me ta, në veçanti për problemet, që mundojnë sot Vlorën dhe vendin tonë.”, shkruan Meta.