Meta takohet me ish-presidentin Nishani: Mbështes qëndrimin për Kushtetuesen

21/11/2019 - 13:15

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim ish-presidentin Bujar Nishani këtë të enjte. Në fokus të takimit ata kanë pasur krizën krijuar pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese. Ish-Presidenti pati një prononcim të shkurtër për mediat.

Nishani është rreshtuar në mbrojtje të qëndrimit të Presidentit Meta për Gjykatën Kushtetuese, teksa komentoi edhe dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias. Ai foli dhe për një tendencë për të minuar institucionin e Presidentit të Republikës.

“Në bisedën që pata me të padyshim që mua më tronditën fakte të cilat janë në dukurinë e procesit të kapjes së sistemit të drejtësisë dhe posaçërisht të demontimit të besimit të qytetarëve shqiptarë tek procesi i reformës në drejtësi duke u munduar të infektojnë rëndë pavarësinë dhe profesionalizmin e asaj që është gjykata më e lartë e doktrinës sonë të gjyqësorit”, tha Nishani.

I pyetur nga gazetarët, Nishani tha se nuk foli me presidentin për zgjedhje të parakohshme apo për shpërndarje të parlamentit.

“Kjo duhet të ishte një nga gjërat kryesore që duhet të gjykonte Gjykata Kushtetuese. Është qartazi një dhunim dhe kundërshti hapur me Gjykatën Kushtetuese fakti që parlamenti sot nuk përmbush kriterin kryesor të përcaktuar në Kushtetutë të pasjes 140 deputetë”, tha Nishani.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Demokratike do të zhvillojë një mbledhje në orën 18:00 me anëtarët e grupit parlamentar dhe të Kryesisë, të cilët kanë qenë në ter

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ndodhet sot në Tiranë në një vizitë zyrtare ku shprehu ngushëllime familjeve që humbën të afë

Pas deklaratës që Ardian Dvorani bëri për gazetarët pas daljes nga Prokuroria e Tiranës, ka reaguar Presidenca përmes zëdhënësit të saj,

Shqipëria pritet të jetë kryesuese e një misioni ushtarak në Irak në vitin 2020.

Gjatë takimit me banorë të Laçit, që ishin në ankth për banesat e shembura nga tërmeti dhe si do jetojnë gjatë kësaj kohe e në vazhdim, k

Ministri Bledi Çuçi, drejtuesi i operacionit të emergjencës ka njoftuar sot detaje lidhur me gjithe cfare eshte bere nderkohe per menaxhi

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvorani në dalje të Prokurorisë pas afro tre orësh ku u mor në pyetje pas padisë

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha shkruan në Facebook se sot është bërë publik një dokument i përgatitur nga 9 vende të BE për pro

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në debate sot gjatë vizitës së tij në Laç, teksa është takuar me banorët e prekur nga tërmeti tragj

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka uruar 29 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.