Presidenti i vendit, Ilir Meta ka pritur në një takim zv/kryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj. Gjatë bashkëbisedimit me Kreun e Shtetit shqiptar, Limaj e njohu Metën me dakordësinë e arritur dje ndërmjet dy qeverive për zbatimin e një sërë marrëveshjesh që do ta forcojnë më tej bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Presidenti Meta thotë se me Limajn vlerësuan mbarëvajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore të zhvilluara së fundmi në veri të Kosovës. Në takim ka theksuar se Kosova e ka merituar prej kohësh heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Europian, duke i përmbushur tërësisht të gjitha kriteret. 

Forcimi i mëtejshëm i partneritetit të Kosovës me SHBA dhe BE, shton presidenti Meta,  garanton integrimin euroatlantik të saj dhe konsolidon sigurinë në rajonin tonë.