Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim ministrin e Brendshëm të Kosovës, Ekrem Mustafa.

Në postimin e tij në Facebook, kreu i shtetit shkruan se i ka shprehur zyrtarit kosovar mirënjohje për bashkëpunimin si dhe ndihmën e ofruar për tejkalimin e pasojave të tërmetit.

“I lumtur t’i shprehja sot ministrit të Brendshëm të Kosovës, z.Ekrem Mustafa, mirënjohjen për bashkëpunimin dhe ndihmën e qeverisë së Kosovës, për tejkalimin e pasojave të tërmetit.

Shqipëria dhe Kosova çdo herë të parat në krah të njëra-tjetrës.”, shkruan Meta.