Meta takon raporteren e PE: Maxhoranca po rikthen diktaturën përmes “mjeteve ligjore”

21/02/2020 - 17:15

Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” lajmëron se ka takuar raporteren e Parlamentit Europian, znj. Isabel Santos.

Meta thekson se lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Kreu i shtetit vlerëson se miratimi i ligjit antikushtetues ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucioni ndërkombëtar dhe fakton se qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance është rikthimi i diktaturës përmes “mjeteve ligjore”.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Kënaqësi të takohesha me raporteren e Parlamentit Europian, znj. Isabel Santos. Mirënjohës për ndihmën që institucionet europiane dhe vendet anëtare dhanë në ndihmë të popullit shqiptar.

Lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cënon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Miratimi i ligjit antikushtetues ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucioni ndërkombëtar, dhe fakton se qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance është rikthimi i diktaturës përmes “mjeteve ligjore”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për 11-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pohoi se nuk ka frikë nga COVID, pasi kujdeset për higjienën dhe ushqehen shëndetshëm si familje.

Për kryedemokratin Lulzim Basha, transparenca dhe informacioni mbi gjendjen reale të infektimeve janë jetike, për të ofruar garanci dhe s

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” ka folur sërish për situatën e koronavirusit në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nga e hëna do të vendosen rregulla të reja në tregun e Kombinatit, si i vetmi treg sipas kreut

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se kryeministri Edi Rama është kapur në flagrancë duke gënjyer ndërsa publikon në

Përmes një reagimi për mediat, Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat e karantinës në kuadër

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit për shërimin e Profesor Dhimitër Krajës.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shërimit nga koronavirusit të mjekut të njohur, Dhimitër Kraja.

Ish-deputetja demokrate, Dhurata Çupi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama në një postim në Facebook, ku shkruan se sjellja e tij me pronën