Meta takon zv.presidenten e Bullgarisë

Postuar: 14/11/2017 - 16:01

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë Zëvendës Presidenten e Republikës së Bullgarisë, zonjën Iliana Iotova.

Presidenti Meta përshëndeti vizitën e zonjës Iotova në Shqipëri dhe, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira tradicionale dhe historike, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Duke e konsideruar procesin e integrimit evropian një forcë të fuqishme nxitëse për reformat e gjithanshme në vend, Presidenti Meta, shprehu besimin se gjatë Presidencës së ardhshme bullgare të BE-së, Shqipëria do të mund të çelë negociatat e anëtarësimit.

Gjithashtu Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e liberalizimit sa më të shpejtë të vizave ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e një vëmendjeje më të madhe nga të dy vendet për rivitalizimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, veçanërisht në kuadrin e ndërlidhjes energjetike dhe të Korridorit të 8-të multimodal.

Iotova e siguroi Presidentin Meta se, Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ketë një vëmendje të veçantë gjatë Presidencës bullgare, për të rikthyer edhe njëherë vemendjen e BE-së ndaj këtij rajoni dhe procesit të zgjerimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati s

Tragjedia e familjes Preka në Velipojë që tronditi shqiptarët kudo në botë, ka zbutur deputetët e mazhorancës dhe opozitës, të cilët janë

   Shoqata ‘Çamëria’, Partia Drejtësi Integrim por edhe përfaqësues të republikës së vetëshpallur në Maqedoni “Ilirida” kanë protestuar d

   Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët sërish me një artikull të huaj që vëmendjen e ka kthyer në vendin tonë.

   Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker do të mbërrijë ditën e sotme në Tiranë, ku do të ketë takime me krerët më të lar

Dhjetëra qytetarë çamë me flamuj kuqezi por edhe me plisa të bardhë kanë marrë pjesë sot në protestë duke kërkuar transparencë për marrëv

Shoqëria ‘Çamëria’ dhe përfaqësues të Partisë Drejtësisë, Integrim dhe Unitet, kanë zhvilluar këtë mesditë një protestë para ambasadës gr

Presidenti i KE Jean-Claude Juncker do të vijë nesër në Tiranë ku do të ketë një sërë takimesh në funksion të axhendës europiane për zgje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar paraditen e sotme mesazhin e qytetarit dixhital i cili shkruan se Afrim Bakaj, drejtori i sapo