Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi, që deri më tani i ka marrë jetën 20 personave.

Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shqiptar uron shërim të shpejt personave të lënduar, ndërsa thekson se në këto momente të vështira, populli shqiptar është në krah të Turqisë mike.

POSTIMI I PLOTË

Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik.

Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh.

Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike!