Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Meta thirrje qeverisë: Rimburso ilaçet e pacientëve me Covid, ndrysho strategjinë e vaksinimit

26/02/2021 - 13:53

Teksa ka publikuar një artikull të Reporter.al ku thuhet se shpenzime e kurimit për COVID-19 po sakatojnë mirëqenien e familjeve shqiptare, Presidenti Ilir Meta i ka bërë edhe njëherë thirrje qeverisë që të rimbursojë faturat e të gjithë pacientëve me Covid të cilat janë kuruar në shtëpi.

Sipas Metës, duhet të garantohet ilaçe falas për të gjithë të infektuarit, ndërsa shtoi se dokrrat me shëndetësinë falas dhe çdo demagogji tjetër duhet të marrin fund.

POSTIMI I PLOTË

Dëshmitë e pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe të afërmve të tyre tregojnë se me mijëra familje kanë humbur kursimet apo po hyjnë në borxhe në mungesë të të ardhurave të mjaftueshme për të përballuar koston e lartë të barnave dhe analizave të shumta.

Qeveria duhet urgjentisht të RIMBURSOJË pa asnjë vonesë të gjithë qytetarët, të cilët janë kuruar në shtëpi dhe t’u garantojë ILAÇET FALAS të gjithë të infektuarve.

Dokrrat me “shëndetësinë falas” dhe çdo demagogji tjetër duhet të marrin fund!

Qytetarët nuk mund të lihen më në mëshirë të fatit përballë një virusi kaq të rrezikshëm, që vetëm dje mori 21 jetë, shifër rekord për numrin ditor të viktimave.

Urgjentisht të bëhet transparent plani i vaksinimit masiv dhe jo “klasor” i popullatës dhe të ndryshohet rrënjësisht strategjia antiCOVID, mbështetur mbi këshillat e specialistëve më të mirë epidemiologë, virologë e imunologë brenda e jashtë vendit.

“Babëzia” në pandemi është edhe më kriminale!

I vetmi prioritet dhe preokupim duhet të jetë: Mbrojta e shëndetit dhe jetës së qytetarëve!

Dëshmitë e pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe të afërmve të tyre tregojnë se me mijëra familje kanë humbur kursimet...

Posted by Ilir Meta on Friday, February 26, 2021

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, Lefter Koka ka zhvilluar një takim electoral me banorët e lagjes nr.3 n

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së demokratit Enkelejd Alibeaj se Partia Soci

Partia Demokratike deklaroi sot se Partia Socialiste ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.

Në një takim elektoral me të rinj në Laprakë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama tha se sfida e tij më e madhe ë

Kryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë e angazhuar në teknologji, ku premtoi bashkëpunim më të mirë të qeverisë

Zv.kryeministri dhe kandidati për deputet në qarkun e Fierit, Erion Braçe ka sulmuar Presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI, Monika Kr

Kryetari i Partisë Demokratikre, Lulzim Basha ka përsëritur ftesën e tij për një debat televiziv me kryeministrin Edi Rama.

Presidenti Ilir Meta ndodhet në jug të Shqipërisë, ku ka vizituar edhe fshatin turistik të Borshit.

Kryetari i PAA-së, Agron Duka, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesit e OSCE/ODHIR në Shqipëri, William Romans, dhe Adela Danaj.

Ambasada amerikane në vendin tonë iu bën thirrje qytetarëve të aplikojnë në Byronë Kombëtare të Hetimeve për hetues.