Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në krah të mediave, duke shkruar se nuk mund të braktisen nga autoritetet në këto momente të vështira. Në një reagim ne Facebook, Meta teksa ka shpërndarë apelin e Shoqatës së Gazetarëve Europianë, nënvizon se gazetarët janë në vijën e parë të raportimit.

“Mediat, gazetarët dhe stafet e tyre mbështetëse, të cilët janë në vijën e parë të raportimit, nuk mund të braktisen në këto momente tepër të vështira! Mirënjohje dhe solidaritet për punën e shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari!”, shkruan Presidenti.