Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në takimet elektorale.

Meta i bën thirrje “patronazhistëve” të mos dëgjojnë fjalë e kryeministrit Rama, ndërsa thekson se regjimi i fuksave ka mbaruar.

Gjithashtu presidenti bën thirrje që qytetarët me vendosmëri t’i drejtohen kutive të votimit më 25 prill, ndërsa shton se referendumi për rivendosjen e demokracisë do triumfojë shumë bindshëm.

Statusi i Metës:

Të dashur “patronazhistë”,

Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!

Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.

Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.

Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!

Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!