Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar Presidentin e ri të SHBA-ve Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Kamila Harris.

Nëpërmjet mesazhit të urimit  Meta thekson se “jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO”.

Ndërkaq, ndër të tjera Presidenti ka shtuar se bashkëpunimi mes SHBA dhe Shqipërisë do të vazhdoj.

Urimi i Ilir Metës:

Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris.
Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.
Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale.