Meta uron Pashkët: Moment reflektimi, bashkëpunim për hir të interesit kombëtar

20/04/2019 - 21:49

Duke uruar Pashkët, presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë apel të gjithë shoqërisë shqiptare që të bashkëpunojnë për hir të interesit kombëtar.

Meta shkruan në Facebook se ky është një moment reflektimi për ti treguar Evropës se vlerat tona triumfojnë mbi egon dhe interesat personale të secilit prej nesh.

POSTIMI  I PLOTË

Të dashur besimtarë katolikë dhe ungjillorë!

U uroj nga zemra ju dhe të gjithë shqiptarëve: Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët, festën e Ringjalljes, festën e jetës dhe të dritës!

Falë besimit të palëkundur në Zot, që ripërtërihet e shumëfishohet në këtë ditë të shenjtë, le të rigjejmë brenda vetes dhe shoqërisë sonë, forcën dhe kurajon për të menduar, jetuar dhe punuar në harmoni e begati, sinqeritet, solidaritet e bashkëpunim, për një të nesërme më të mirë, për të ardhmen e lumtur të vendit e popullit tonë.

Festa frymëzuese e Pashkëve është një moment reflektimi. Kjo ditë e shenjtë na ofron sërish mundësinë që secili prej nesh të përmbushë detyrat e përgjegjësitë e veta, jo vetëm para Zotit, por edhe ndaj njëri-tjetrit, çdo ditë e parreshtur, duke u përpjekur që krahas bashkëjetesës së shkëlqyer fetare, t'i vërtetojmë botës e familjes europiane se vlerat e vyera të kombit tonë me të cilat krenohemi, triumfojnë mbi egon dhe interesat personale të secilit prej nesh. Jam i bindur se shqiptarët gjithmonë kanë pasur aftësinë e mençurinë, por edhe kanë ditur të gjejnë mirëkuptimin e të forcojnë bashkëpunimin për hir të interesit kombëtar.

Sot gjithashtu kemi nevojë të reflektojmë për më shumë vëmendje edhe ndaj shtresave në nevojë, të pamundurve e të sëmurëve, fëmijëve e të moshuarve, të cilët meritojnë solidaritet e dashuri më të madhe prej nesh.

Në vigjilje të kësaj dite të shenjtë, uroj që mbarësia, paqja, begatia dhe lumturia të mbizotërojë tek familjet tona!

GËZUAR PASHKËT

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, folu sot për ngritjen e SPAK, teksa ishte i pranishëm në Komisionin e Ligjeve.

Presidenti Ilir Meta çmoi sot gjatë një ceremonie solemne Dr.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar për "Euroactiv" se vendimi i Këshillit të Evropës nuk është ai që dëshironte dhe sh

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov ka thënë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të marrin datë për negociata, pasi do të bëhej një

Erisa Zyka nga Brukseli: Dhe një gjë të vogël sa për humor.

U shkarkua me anë të një vendimi politik, siç e cilësoi ai vetë, dhe sot lëshon një kunj ndaj kryesisë së Këshillit Bashkiak Durrës.

Reformën Zgjedhore, Partia Demokratike e vlerëson si vendimtare dhe të vetmen rrugë për të dalë nga kriza politike.