Meta uron Ramën dhe ministrat, por iu kujton edhe detyrat

Postuar: 13/09/2017 - 18:03

Pas miratimit nga parlamenti, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij të qeverisë “Rama 2” u betuan sot para presidentit të Republikës Ilir Meta.

Pas përfundimit të betimit, ish-aleati i Ramës në katërvjeçarin që shkoi, ka mbajtur një fjalim të shkurtër. Meta i uroi suksese qeverisë “Rama 2”, dhe në cilësinë e Presidentit të Republikës iu kujtoi edhe detyrat që kanë përpara.

Fjala e Presidentit Meta: 

I nderuar Z. Kryetar i Kuvendit,
I nderuar Z. Kryeministër,
Të nderuar antarë të Qeverisë,
Të nderuar përfaqësues të Institucioneve Kushtetuese,
Dëshiroj që në këtë moment të rëndësishëm të betimit të qeverisë së re të ndaj me të gjithë ju urimin tim të sinqertë për suksese dhe rezultate sa më pozitive në qeverisjen e vendit.
Shqipëria dhe shqiptarët presin nga Qeveria e re, nga Parlamenti i ri, nga maxhoranca por edhe nga opozita përgjegjësi më të mëdha për të përballuar me sukses sfidat që kemi përpara.
Si President i Republikës dua të theksoj rëndësinë madhore për përshpejtimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi, në mënyrë që tëkrijohen sa më shpejt institucionet e reja tëDrejtësisë, me qëllim forcimin e sundimit tëligjit, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit tëorganizuar, por edhe të përmirësimit të klimës së biznesit në vend.
Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një aspiratë kombëtare ndaj besoj se Qeveria dhe opozita do të bashkëpunojnëngushtë për realizimin e këtij objektivi tëpërbashkët madhor dhe përmbushjen e gjithë reformave kyçe me qëllim çeljen e negociatave për antarësimin sa më shpejt të jetë e mundur.
Dua t’ju uroj suksese në veçanti në përmbyshjen e të gjitha përgjegjësive që ka Qeveria për përballimin e sfidave që lidhen me forcimin e sigurisë kombëtare, me luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar e çdo kërcënimi të jashtëm.
Modernizimi i Forcave të Armatosura dhe institucioneve të tjera të sigurisë janë domosdoshmëri që do të rrisin standartet e sigurisë kombëtare e publike por edhe rolin tonë si vend anëtar i NATO-s.
Roli i Shqipërisë është kyç për stabilitetin dhe progresin e gjithë rajonit ndaj besoj se Qeveria do të punojë me përkushtim për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me fqinjët dhe të gjitha vendet e rajonit tonë pasi vetëm përmes bashkëpunimit do garantojmë një të ardhme evropiane për të gjithë shqiptarët në rajon dhe popujt e tjerë me të cilët nuk na lidh vetëm gjeografia.
Jam shumë i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e këtij Institucioni në nismën tuaj.

Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është simboli i unitetit dhe fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Dhe sot ajo që na duhet më shumë ne shqiptarëve këtu e kudo, është bashkimi dhe bashkëpunimi në interesin më të mirë të qytetarëve tanë dhe të kombit tonë.
I nderuar Z. Kryeministër,
Të nderuar anëtarë të Qeverisë

Edhe një herë suksese në detyren e rëndësishme për të cilën u betuat sot!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nisma e Partisë Demokratike për ndalimin e simboleve të diktaturës komuniste nuk është parashikuar si një ligj i veçantë, por si ndryshim

Përfaqësuesit e rreth 30 partive politike, parlamentare, ose jo u mblodh sot në një tryezë të përbashkët e me qëllimin kryesor unifikimin

Ish-ministri teknik, Dritan Demiraj ka reaguar sot përmes një postimi në “Facebook” lidhur me aksionin që Policia e Shtetit ka ndërmarë p

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio

Për herë të parë, pakënaqësi për listat e kandidatëve për deputetë të hartuara nga Lulzim Basha ka shprehur dhe ish-kreu i grupit kuvendo

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një mbledhje sot me kryetarët e 68 degëve të PD-së në rrethe.

Drejtuesit e Arsimit të Lartë përzgjodhën të mërkurën 11 kandidatët për anëtarë organeve të reja të Drejtësisë!

   Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Nju Jorku lidhur me prishjen e ba

   Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme një denoncim të dërguar nga një person, ku ka hedhur akuza të forta lidhur me

   Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një fjalim në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork të Shteteve të