Presidenti Ilir Meta ka vizituar këtë të diel disa shtëpi të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë kësaj vizite, Meta ka takuar ka biseduar me banorët  për përballimin e pasojave të rënda, ndërsa shkruan në Facebook se detyra prioritare në këtë situatë katastrofike është evidentimi me përgjegjësi të plotë i sigurisë së banesave.

"Sot në Armathë vizitova disa shtëpi të goditura rëndë nga tërmeti dhe biseduam me banorët për përballimin e pasojave të rënda. Vazhdimi me përgjegjësi të plotë i evidentimit të sigurisë së banesave dhe ndihma për emergjencën aktuale, detyrë prioritare."