Meta vlerësohet me Medaljen e Kryqit të Madh të Urdhërit të Shën-Karlit të Principatës së Monakos

16/10/2019 - 19:23

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Principatën e Monakos me ftesë të Lartësisë së Tij të Përndritur, Alberti II, Princ i Monakos. Pasi u prit me nderime të larta shtetërore, Presidenti Meta dhe Princi Albert II zhvilluan një takim mjaft konstruktiv.

Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve ekonomike, konkretizimi i mëtejshëm i projekteve të përbashkëta në fushat e shkencës dhe mjedisit, si dhe identifikimi i fushave të tjera të bashkëpunimit, ishin në qendër të bisedimeve mes Presidentit Meta dhe Princit Alberti II.

Të dy autoritetet e larta vlerësuan se Shqipëria dhe Principata e Monakos janë të vendosura për intensifikimin e marrëdhënieve. Pas takimit zyrtar, Princi Albert II dekoroi Presidentin Meta, me titullin më të lartë të Principatës së Monakos, Medaljen e Kryqit të Madh të Urdhërit të Shën-Karlit, në vlerësim të angazhimit të Tij konkret për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në përfundim të vizitës zyrtare, Presidenti Meta vizitoi një nga qendrat më të rëndësishme shkencore të Principatës, Muzeun Oqeanografik.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Partisë Socialiste Europiane Sergei Stanishev ka përshëndetur sot Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste duke siguruar për

Janë 11 tifozë të proceduar, ndër ta dy të arrestuar  për shkatërrim të pronës, prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të for

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi reagon pas fjalës së sotme në Kongresin e PS të Linda Ramës, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së saj në Kongresin e PS-së, ministrja e Arsimit, Besa Shahini u ndal tek dhuna në familje dhe ngacmimet ndaj grave në jetën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka deklaruar se Partia Socialiste mbetet një parti e inkriminuar dhe e kr

Kryeministri Rama foli sot gjatë ditës së parë të Kongresit të Partisë Socialiste. Në fund të fjalës së tij Rama kërkoi nga gratë e prani

Gruaja e kryeministrit Edi Rama, pedagogia Linda Rama ka mbajtur fjalën në ditën e parë të Kongresit të PS që si temë ka gratë.

Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit dhe anëtar i kryesisë së PS, ka qenë mbrëmjen e sotme në kongresin e PS-së, madje shumë pranë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, shkruan në “Facebook” se situata me koronavirusin po shkon drejt përmirësimit.

Përfaqësuesja e Grupit të Punës për Koronavirusin ngritur pranë Partisë Demokratike, Orjola Pampuri inspektoi situatën shëndetësore dhe m