Meta vlerëson “Dëshmorin e Atdheut” Hamit Dollani me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

17/01/2020 - 10:52

Presidenti i Republikës Ilir Meta çmoi sot Dëshmorin e Atdheut Hamit Dollani (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, me motivacionin: “Për veprimtarinë e tij patriotike dhe trimërinë e treguar gjatë luftës kundër pushtuesve fashistë, si luftëtar i orëve të para, duke sakrifikuar edhe jetën për lirinë e vendit”.

Në fjalën e tij përshëndetëse në ceremoninë solemne të organizuar në institucionin e Kreut të Shtetit, Presidenti Meta vuri në dukje:

“Jam i privilegjuar të nderoj sot me Dekoratën e Artë të Shqiponjës një figurë emblematike dhe të shquar të rezistencës Antifashiste, Dëshmorin e Atdheut, Hamit Dollani.

Hamit Dollani është një nga dëshmorët e parë të rezistencës Antifashiste, i cili ra heroikisht përkrah mikut të tij Mujo Ulqinaku, në Durrës më 7 prill 1939, kundër pushtuesve italianë.

Së bashku me mikun e tij të ngushtë, Mujo Ulqinakun, organizuan rezistencën, duke qëndruar heroikisht për orë të tëra në dy katet e Kullës së Durrësit.

Rezistenca e forcave shqiptare ishte e pashembullt edhe pse përballë kishin një nga ushtritë më të mëdha të kohës.

Hamit Dollani nuk arriti të mbante premtimin ndaj fëmijëve të tij se do kthehej në shtëpi, por heroizmi dhe sakrifica e tij do shkruante historinë krenare të qëndresës dhe përballjes së popullit shqiptar kundër pushtuesve fashist, duke shërbyer si një shembull frymëzimi më pas për Luftën Anti-Fashiste Nacional Çlirimtare që do të fillonte.

Hamit Dollani njihet dhe si dëshmori i parë që ra në fushën e betejës kundër fashizmit dhe si një ndër dëshmorët e parë të Europës Juglindore në Luftën e Dytë Botërore.

Ai ishte një nga bijtë e thjeshtë të këtij vend, të cilin ndërgjegjja kombëtare dhe atdhedashuria e dërgoi në llogoren e parë të luftës.

Historia jonë është e mbushur me shembuj aktesh heroike si kjo e Hamit Dollanit. Ndaj është shumë e rëndësishme që sakrificat sublime të dëshmorëve tanë të njihen dhe të vlerësohen akoma më shumë nga brezat e rinj”, deklaroi Presidenti Meta.

Ai theksoi se kjo histori nuk duhet harruar kurrë pasi është një histori guximi dhe trimërie, qëndrese dhe liridashëse, e cila na bën krenarë të gjithë shqiptarët dhe duhet t’i bëjë krenarë edhe brezat që do të vijnë.

“Ndaj dëshiroj të falënderoj nga zemra Shoqatën Atdhetare Kulturore "Gramshi" për kontributin e saj në vlerësimin e figurës së Hamit Dollanit dhe për faktin që mban gjallë në memorien tonë kolektive historinë dhe sakrificat e dëshmorëve tanë.", përfundoi Kreu i Shtetit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Debate të shumta dhe përplasje të forta u zhvilluan në "Open" në "Top Channel" teksa u fol për përplasjen mes Metës dhe Ramës.

Sot në mbrëmje, në këtë datë të shënuar për Shqipërinë, që përkon me 29-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, kryetari

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë.

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të fakteve të reja nga Presidenti i Republikës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me ngritjen e Akademisë së Transparencës pas Konferencës së Donatorëve

Presidenca ka bërë publike prova të reja të shkeljeve ligjore, që sipas saj, janë bërë gjatë procesit të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykat

Presidenti Ilir Meta ka dalë përsëri ditën e sotme në një konferencë për mediat në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Në fjalën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas thirrjes së presidentit Ilir Meta për tubim para godinës së Parlamentit kundër g

Pas deklaratave të bashkëkryetarit të reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i cili bëri me dije se nuk do të ketë qeveri tranzitore, ka re

Presidenca ka paralajmëruar konferencën e radhës për shtyp pasditen e sotme në orën 17:00, për të sjellë fakte të reja tronditëse që dësh