Meta: Zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore, 8 qershori po afron!

03/06/2020 - 09:30

Presidenti, Ilir Meta, ka përshëndetur mesazhin e një ditë më parë të Brukselit, që nxit palët politike të përmbyllin me konsensus reformën zgjedhore.

Në një postim në Facebook, Meta thotë se mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore.

"8 qershori po afron! Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë!", shkruan Meta.

Komisioni Europian ka shtyrë për javën e ardhshme dërgimin në Këshillin e BE-së të kornizës së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Shkak për këtë duket se është ngecja e bisedimeve për reformën zgjedhore në vend dhe shpresa e diplomatëve europianë për t’i shtyrë palët drejt një konsensusi brenda kësaj jave.

Gjatë një konference në Bruksel, komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi e quajti thelbësore përmbushjen e reformës.

“Unë iu bëj thirrje të gjitha palëve, brenda dhe jashtë parlamentit, që të vazhdojnë të përpiqen për një marrëveshje. Ky është një moment i rëndësishëm që kërkon rezultat dhe do të ishte do të ishte për të ardhur keq nëse për ta humbur momentin. Unë shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore,” tha Várhelyi.

Përveç diplomatëve në Tiranë që po përpiqen të gjejnë një kompromis mes palëve për reformën zgjedhore tani edhe Brukseli zyrtar kërkon përfundimin e saj.

Korniza e negociatave, dokumenti që përcakton mënyrën se si do të zhvillohen bisedimet e pranimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, pritej që të prezantohej më 3 qershor, duke pasur parasysh 31 majin si afatin përfundimtar për zgjedhoren.

Ky dokument, pasi t’i kalojë Këshillit të Bashkimit Europian, duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare dhe më pas varianti përfundimtar të miratohet nga samiti i udhëheqësve të bllokut në tetor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Grupit Parlamemtar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të raportit të tretë mbi funksionimin e reg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me pretendimet e deklaruara nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili t

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, n

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e udhëzimeve ndaj COVID-19.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me Ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, në kuadër

Pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha se kreu i qeverisë i ka ofruar atij një marrëveshje që të bëhej kryeministër ndërsa vetë ai

Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi publikisht ofertën që kryeministri Edi Rama i ka bërë p

Në një dalje për mediat pasi PS deklaroi gatishmërinë për hapjen e listave, kryedemokrati Lulzim Basha e konsideroi të prishur marrëveshj

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheley i beri thirrje sot maxhorancës që të votojë sa më parë marrëveshjen e dakordësuar të 5 qershor

Në një dalje për mediat, kryeministri Edi Rama konfirmoi se maxhoranca do të mbështesë nismën e deputetëve të opozitës së re, Myslim Murr