Meta për zgjedhjet: I shpall në momentin e duhur pasi të kalojë Kodi i ri

29/05/2020 - 14:11

Presidenti Ilir Meta deklaroi këtë të premte se shpreson shumë që Këshilli Politik ta përfundojë me sukses punën për Kodin Zgjedhor. Gjatë një konference për mediat ai tha se do t’i miratojë ndryshimet për të.

“Duhet të keni të qartë, siç ju kam thënë vjet që nëse nuk do të bëhen zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse Shqipëria do të ngelë në klasë në tetor dhe vetëm kaq. Kam thënë që do marrë në qafë Maqedoninë dhe e mori në qafë. Ju e dini se si doli. Kalojmë te Kodi. Unë shpresoj shumë, jam shumë i entuziazmuar nga lajmet e fundit, nga të gjitha cicërimat se ka një progres për çështjen e Këshillit Politik. Mezi po pres të duartrokas këtë konsensus. Kudo që të jem në Shqipëri do të kthehem menjëherë që të duartrokas konsensusin e tyre dhe t’i themi të gjithë botës që kjo është një arritje shumë e madhe”, tha Meta.

Kreu i shtetit paralajmëroi që me miratimin e Kodit Zgjedhor, do të shpallë edhe ditën e zgjedhjeve të ardhshme. Këtë gjë ai do ta bëjë pa u konsultuar në mënyrë formale me partitë politike.

“Tani e zëmë se palët nuk ranë dakord. Unë nuk e di për çfarë arsye por nuk e dëshiroj këtë arsye. Do të shikoj se nëse miratohet në mënyrë të paanshme, mundësia ime është ta kthej njëherë për reflektim dhe kaq. Pastaj se si veprojnë është në varësi të aktorëve të tjerë. Në çdo rast me konsensus, por edhe në mënyrë të njëanshme që nuk do të habiteshim sepse këtu ka gjithmonë zhvillime të paparashikueshme, përsëri si President i Republikës dua të bëj qartë që në hapësirë kohore që Kodi do të më lejojë me konsensus apo jo, në ditën më të parë të mundshme në momentin që do të kem hapësirën kushtetutese ligjore do të shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve dhe nuk do të bëj asnjë konsultim formal me asnjë forcë politike sepse jam i sigurt që të gjithë mezi presin një parlament të ri, plotësisht legjitim”, tha Meta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar raportin e agjencisë prestigjioze Moody’s Investors Service ku analizon ekonominë e Shqip

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE, ka reaguar në 25 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, një prej ngjarjeve më të rën

Ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein në një intervistë për emisionin "Kjo javë" në News24 u ndal edhe tek çështja e shkëmbimit të territore

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se prej ditës së djeshme, 10 korrik ka hyrë në fuqi ligji për aktiv

26 nëntorin e ardhshëm shkolla “Shaqe Mazreku” në Durrës do të jetë gati për të pritur 711 nxënësit e saj, me kushte shumë më të mira, pë

Artikulimi i socialistëve për të hapur listat dhe mosdakordësia e demokratëve lidhur me këtë argument, është bërë pjesë e retorikave mes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas deklaratës së kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili tha se marrëveshja e 5 qershorit është

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen me një mesazh të fortë, ndërsa i bën të qartë rivalit të tij politik, Edi Ramës, s’e asku

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend sërish një tjetër ligj. Bëhet fjalë për ligjin nr.

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot masakrën që ndodhi në Srebrenicë 25 vjet më parë ,më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.