Meta: Për zgjidhjen e situatës, jam gati të dorëzoj mandatin e Presidentit

20/03/2019 - 13:38

“Për zgjidhjen e krizës politike në vend jam gati të dorëzoj mandatin e Presidentit”. Kjo është deklarata e fortë e Presidentit Ilir Meta e bërë nga qyteti i Pogradecit, lidhur me situatën politike në vend, pas dorëzimit të mandateve nga ana e opozitës.

Kreu i shtetit, e ka cilësuar si të papranueshme djegies e mandateve.

“Akti i opozitës për djegien e mandateve ka qenë i papranueshëm për mua si President i Republikës. Ai ka sjellë një krizë të rëndë përfaqësimi në institucionin themelor të Republikës, në Kuvendin e Shqipërisë. Në vlerësimin tim, sot Kuvendi i Shqipërisë, ka 82 deputetë të ligjshëm, ku përfshihen edhe ata 3 deputetë të opozitës që nuk pranuan të djegin mandatin. Çdo numër tjetër në Kuvendin e Shqipërisë, ka probleme serioze, thellon krizën e përfaqësimit dhe është i konstestueshëm, në planin ligor, politik, moral e kushtetutes. Për zgjidhjen e situatës politike jam gati të dorëzoj mandatin e Presidentit. Jam gati të sakrifikoj si Salvadore Allende për të mos instaluar një junte ushtarake”.

Sipas kreut të shtetit, kriza është e qëllimshme dhe po cenohet rendi Kushtetues.

“Kriza nuk zgjidhet as me retorikë as me metoda policor, por me dialog dhe përpjekje serioze. Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përgjigjja absurde e kryetarit të ri të Akademisë së Shkencave, ndaj gazetares Enkelejda Mema, ka sjellë reagime të shumta nga politika.

Reagimi i papranueshëm i kreut të sapozgjedhur të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, ndaj gazetares së Televizionit Klan, Enkelejd

Konektiviteti global si dhe kuotat multilaterale për transportin rrugor të mjeteve transportuese të tonazhit të lartë ishin në fokus të M

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një qëndrim zyrtar para protestës së opozitës mbrëmjen e kësaj të shtune, duke shprehur bindjen se

Pas 3 letrave të para, kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një letër të katërt publike kryedemokratit Lulzim Bashës.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar protestën e sotme kombëtare të opozitës "një cunam të historisë".

“Nuk ka asnjë kufi, të cilën ne si gra, nuk mund ta arrijmë”.

Pas deklaratës së djeshme të Presidentit të Republikës, Ilir Meta se është i gatshëm të rishikonte shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Shqipë