Metalla: Dako dhe PS bëjnë zhurmë për qëllime politike

04/06/2012 - 00:00

Deputeti i Durrësit Osman Metalla e ka konsideruar një domosdoshmëri për hir të interesave madhore të vendit mbajtjen në fuqi të moratoriumit të skafeve, pasi sipas tij të mirat që ka sjellë ky ligj janë reflektuar në ndryshimin e imazhit të vendit dhe rritjen e sigurisë. Deklaratën më të fundit të kryebashkiakut Dako për amendimin e moratoriumit Metalla e ka konsideruar pjesë të zhurmës që po bën PS-ja për qëllime politike dhe jo për interesat e turizmit dhe vendit. Sipas tij,- “moratoriumi është një nga masat më të suksesshme që kemi ndërmarrë në luftën kundër trafiqeve. Deri në vitin 2005, Shqipëria ishte vendi më i përmendur në raportet e departamentit amerikan të shtetit, përsa i përket trafiqeve, e sidomos atyre njerëzore, që ishin një nga problemet më madhore të këtij vendi. Moratoriumi u vendos për të luftuar imazhin e keq që kishim si vend.

Kushtet kanë ndryshuar, ka ndryshuar mjaft edhe imazhi i Shqipërisë, ka ndryshuar mjaft edhe perceptimi që të huajt kanë për Shqipërinë. Tashmë, sa përmendet Shqipëria, të huajt e kanë fjalën për një vend me bregdet të bukur, me kushte ideale për turizëm. Shqipëria ka qenë në listën topmodel të rekomanduara për të bërë turizëm dhe pushime. Masat që ndërmorëm në 2005-n, ndryshuan imazhin e Shqipërisë, mundësuan liberalizimin e vizave. Është ky moratorium që do të mundësojë edhe marrjen e statusit kandidat. Një nga kushtet kryesore është lufta kundër trafiqeve dhe moratoriumi do të mbetet akoma edhe për njëfarë kohe mjeti më efikas. Nuk mund të bësh turizëm detar, pa patur infrastrukturën detare.Trafiqet bëheshin me gomone dhe skafe shqiptare dhe këto janë bllokuar. Nga ana tjetër, kushdo qoftë që vjen nga Gjermania apo nga çdo vend tjetër në Shqipëri, ne nuk mund ta ndalojmë. Më thoni, cili turist do të guxonte të vinte në një vend, ku lulëzonte krimi i organizuar, trafiqet, etj?”.  

 

 

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta reagon për krizën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, duke thënë se mbyllja e mijëra qepenëve të biznesit të vog

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhaferaj ka denoncuar menaxhimin e situatës pas tërmet

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Burimet Njerëzore në PD, Ervin Minarrolli e ka quajtur vjedhje skandaloze koncensionin Milot-F

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku denoncon në një postim në Facebook se Shqipërisë i janë shtuar plot 230 mijë të varfër

Ish-deputeti demokrat, Xhemal Gjunkshi, denoncon në "Facebook" se "bosët e drogës dhe të krimit punojnë qetësisht në trafikimin e lëndëve

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me një shkrim në të cilin përmendej Presidenti Ilir

Pas fotove të publikuara nga mediat, për shqetësimin e disa familjarëve të pacientëve me Covid-19, të cilët ankoheshin se nuk kishin marr

Në bashkinë e Durrësit është zhvilluar mbledhja e komitetit drejtues për mekanizmin e kordinuar kundër dhunës në familje.

Prej ditës së martë ndryshimet Kushtetuese të miratuara në seancën e fundit të sesionit parlamentar pa konsensusin e opozitës jashtëparla

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën ekonomike të krijuar në vend për shkak të pandemisë, por dh