Metalla: Të hapur për koalicion me FRD

15/09/2012 - 00:00

Deputeti Osman Metalla
<h4>Deputeti Osman Metalla</h4>

 

Ndërsa debati mes dy krahëve të politikës shqiptare është përqendruar tek heqja e imunitetit, si i vetmi kusht ende i paplotësuar për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, paketa e ndryshimeve kushtetuese që paraqiti opozita në këshillin e legjislacionit u rrëzua me 16 vota kundër dhe 11 pro. Pavarësisht se opozita e pati vënë si kusht miratimin e propozimeve për ndryshimet kushtetuese në këmbim të votës për heqjen e imunitetit kreu i saj, Edi Rama, ka deklaruar ditët e fundit se e majta do të japë votën e saj për këtë ligj, ndryshe nga sa bëri në seancën plenare të 20 gushtit. Duke u ndalur në këtë çështje deputeti demokrat Osman Metalla thekson se në këtë rast duhet vullnet politik nga të gjitha palët për hir të interesave madhore të vendit. “Kërkohet edhe konsensusi politik i opozitës. Unë uroj dhe shpresoj, megjithëse gjasat duken jo shumë optimiste, që ky ligj të miratohet. Kjo do të ishte një gjë mjaft e mirë jo vetëm për çështjen e statusit, jo vetëm për një imazh më të mirë ndërkombëtar, por do të ishte një gjë mjaft e mirë për minimizimin e fenomenit të korrupsionit”,- tha Metalla në një intervistë për “Dyrrah”. Nga ana tjetër, duke u ndalur tek aleancat parazgjedhore, Metalla theksoi se PD do të jetë e hapur të bashkëpunojë me çdo forcë politike që ka si objektiv primar të saj interesat kombëtare.

Në votimin e aktit normativ në parlament LSI abstenoi, ndërkohë që këshilltarët e saj nuk u paraqitën në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës ku pritej miratimi i vendimit për zhvendosjen e lokaleve të lojërave të fatit në periferi. Si i shikoni ju këto qëndrime? 

Unë do të thoja që koalicioni qeverisës mes PD-së dhe forcave të tjera politike është një koalicion që ka funksionuar. Në themel të tij ai ka pasur disa objektiva madhore siç janë integrimi i vendit në BE. Besoj se në këtë aspekt gjërat kanë ecur mjaft mirë dhe progresi është i dukshëm. Tani ne jemi në pritje të marrjes së statusit të vendit kandidat, që është një objektiv madhor i koalicionit.

Ne nuk mund të pretendojmë që të gjitha forcat brenda një koalicioni të kenë gjithmonë dhe për çdo çështje të njëjtin qëndrim. Çdo forcë politike ka identitetin e saj, ka platformën dhe programin e saj dhe natyrisht për çështje të ndryshme është normale që të kenë qëndrime të ndryshme. Prandaj mund të them që dy votimet e fundit janë shprehje e qëndrimeve partiake. Kjo nuk do të thotë që koalicioni ka çarje, që koalicioni nuk funksionon.

Megjithëse duhen edhe 9 muaj deri në zgjedhje, partitë kanë nisur të zgjohen dhe të përgatiten për fushatën. Ku do të përqendrohet puna e strukturave të PD-së së Durrësit për të siguruar fitoren në zgjedhje?

Afrimi i datës së zgjedhjeve riaktivizon fuqishëm strukturat e PD në Durrës. Aktualisht partitë politike funksionojnë më shumë si parti elektorale, që do të thotë se me afrimin e fushatave riaktivizohet mekanizmi i strukturave të një force politike. Natyrisht edhe Partia Demokratike dhe dega e Durrësit janë përgatitur të fillojnë fushatën dhe të nisin punën me të gjithë aktorët dhe faktorët që do të na japin mandatin e tretë vitin e ardhshëm.

Aktualisht unë besoj se ne kemi të drejtë t’i afrohemi elektoratit dhe t’i kërkojmë të na votojë për një mandat të tretë, për të vazhduar reformat e nisura. Sot nuk kemi më një vend siç ishte në vitin 2005. Kushdo i sheh ndryshimet e gjithanshme, qoftë në dimensionin kombëtar, qoftë edhe në atë ndërkombëtar.

Thuhet gjithnjë se pushteti të konsumon. Do ta ketë më të lehtë apo më të vështirë PD-ja t’i kërkojë elektoratit mandatin e tretë?

Natyrisht që pushteti ka përgjegjësitë e tij ashtu siç ka edhe të mirat e tij. Pushteti të jep më shumë forcë nëse i ke mbajtur premtimet, nëse e ke bindur qytetarin kur ia ke kërkuar votën. Pikërisht këtu mendoj unë që qëndron morali ynë për të kërkuar një mandat të tretë. Sot Shqipëria nuk është më një vend i listuar në hartën e trafiqeve, ka bërë hapa të jashtëzakonshme para në fushën e integrimit, është një vend që në vorbullën e krizës ekonomike globale ka pasur një ecuri pozitive ekonomike.

 

Ne kemi treguar se jemi një forcë e hapur politike ndaj partive të tjera, të cilat bashkohen me ne në qëllimet madhore. Unë nuk do të thoja konkretisht nëse ky koalicion do të jetë me FRD apo me AK, por dua të theksoj se kur bëhet fjalë për interesat kombëtare ne kemi qenë të hapur për të krijuar koalicion edhe me forca politike, me të cilat më parë ishte e pamundur të konceptohej një gjë e tillë

Reformat që janë bërë dhe mënyra sesi është qeverisur vendi natyrisht që kanë ndikuar mjaft mirë në minimizimin e pasojave të kësaj krize në vendin tonë.

Aktualisht PD-ja po e qeveris vendin në koalicion me disa parti të tjera. Para ca ditësh Shpëtim Idrizi i PDIU-së e la të hapur bashkëpunimin me të dyja kahet e politikës, megjithëse është duke bashkëqeverisur me PD-në. A mendoni se do të shkohet me këtë koalicion në zgjedhje?

Siç e thashë edhe më sipër çdo forcë politike ka identitetin e saj, ka objektivat e saj. Nëse flasim për PDIU-në natyrisht ata kanë një çështje që lidhet me një komunitet të caktuar. Partia Demokratike është një forcë politike mjaft e hapur. Ka treguar që di të bëjë koalicion, ka treguar që di të respektojë anëtarët e koalicionit prandaj jemi mjaft optimist se në zgjedhjet e ardhshme do të futemi me një koalicion ndoshta më të gjerë sesa ky aktuali.

Në skakierën politike janë shtuar dy parti të reja; AK dhe FRD. FRD ka në përbërje të saj shumë figura të larguara nga rradhët e PD-së. Sa mund ta dëmtojnë forcën tuaj politike këto dy parti, programi i të cilave anon djathtas?

Pavarësisht se Fryma e re Demokratike është hera e parë që përfshihet në garën elektorale, unë dua të theksoj se edhe në zgjedhjet lokale të 2011, FRD ishte de facto në aktivitet dhe provoi të ishte jo në krah të PD. Gjithsesi rezultati i përgjithshëm i zgjedhjeve lokale në mbarë vendin tregoi se PD-ja dhe koalicioni i saj ishin rreth 150.000 vota më shumë sesa koalicioni i majtë.

Këtu duhet pasur parasysh fakti që tek votat e koalicionit të majtë duhet llogaritur edhe kontributi i FRD-së. Duke u nisur nga kjo unë do të thoja se votat që mund të marrë FRD nuk do të ndikojnë në fitoren e PD-së.

Nëse PD do t’i duhen votat e FRD për të krijuar një koalicion pas zgjedhor do të shihnit mundësinë për të qeverisur së bashku?

Ne kemi treguar se jemi një forcë e hapur politike ndaj partive të tjera, të cilat bashkohen me ne në qëllimet madhore. Unë nuk do të thoja konkretisht nëse ky koalicion do të jetë me FRD apo me AK, por dua të theksoj se kur bëhet fjalë për interesat kombëtare ne kemi qenë të hapur për të krijuar koalicion edhe me forca politike, me të cilat më parë ishte e pamundur të konceptohej një gjë e tillë.

Qëllimi kryesor i kësaj mazhorance nuk është koalicioni me një parti apo me një parti tjetër, por qëllimi madhor që këtë vend ta çojmë përpara, ta integrojmë në strukturat europiane, ta zhvillojmë ekonomikisht.

Muajin e ardhshëm BE do të shprehet nëse Shqipëria do ta marrë apo jo statusin e vendit kandidat. Sipas jush cili do të jetë vendimi i Brukselit?

Unë jam mjaft optimist që ne do ta marrim statusin e vendit kandidat, pasi të gjitha reformat, të gjitha kriteret, të gjitha kërkesat që kanë qenë në dorë të qeverisë janë përmbushur.

Nëse dhënia e statusit të vendit kandidat do të shtyhet me një vit tjetër kujt do t’i mbetet faji për këtë?

Më lejoni të kthehem pas në kohë, atëherë kur BE u mundësoi shqiptarëve të lëviznin lirisht në Europë. Ishte fat i mirë për ne që ai proces ishte teknik dhe qeveria plotësoi të gjitha kriteret që duheshin përmbushur për këtë proces. Ndërkohë tani ne përballemi me një ngërç që është miratimi i ligjit për heqjen e imunitetit.

Pra, kërkohet një vullnet politik më i gjerë sesa ai i Partisë Demokratike apo i koalicionit qeverisës. Kërkohet konsensusi politik edhe i opozitës. Faktet kanë treguar se deri tani të majtët kanë bllokuar çdo lloj reforme dhe çdo lloj proçesi që ka të bëjë me integrimin. Unë uroj dhe shpresoj, megjithëse gjasat duken jo shumë optimiste, që ky ligj të miratohet. Kjo do të ishte një gjë mjaft e mirë jo vetëm për çështjen e statusit, jo vetëm për një imazh më të mirë ndërkombëtar, por do të ishte një gjë mjaft e mirë për minimizimin e fenomenit të korrupsionit.  

Uroj që kjo barrierë e fundit që i ka mbetur Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat të kapërcehet, sepse do t’i jepte mundësi të gjithë klasës politike që t’i bënte qytetarëve shqiptarë një dhuratë të bukur në këtë 100 vjetor të pavarësisë.

Nëse nuk do të merret statusi i vendit kandidat vihet në rrezik fitorja e mandatit të tretë të koalicionit qeverisës?

Unë mendoj se do ta penalizonte nëse PD-ja do të ishte përgjegjëse për mos realizimin e këtij objektivi madhor.

   

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një pjesë e madhe e mediave shqiptare po tallen me veten dhe ndjekësit e tyre duke trajtuar seriozisht një fabul banale që duhet të zinte

Kryeministri Italian Xhuzepe Conte ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri, ku u prit nga homologi i tij Edi Rama.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover.

Këshilltarja për Integrimin Evropian e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Ilda Zhulali tha sot në një intervistë për “News24” se Komis

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka reaguar sërish për lëvizjet e bëra te grupi demokrat në Kuvend, ku Korab Lita u zyrtarizua një dit

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali, priti sot në takim shefen e misionit të OSBE-ODHIR në Tiranë, Audre

Kryeministri Edi Rama në një video mesazh në Facebook ka folur për vendimin për çeljen e negociatave.

Presidenti Ilir Meta nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë që ka për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndaj edhe në këtë përvjetor të këtij

Kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka shprehur mirënjohje për qëndrimin e Gjermanisë sa i takon pozicionit të saj për çelj