Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 3,4 milionë eurove gjatë ditës së djeshme në dy mjete “Toyota Yaris” që kishin ardhur nga Ankona për në Portin e Durrësit. Braimllari thotë përmes një postimi në Facebook, se shqiptarët varfërohen çdo ditë, ndërkohë kryeministri dhe qeveria e tij pasurohen me paratë e drogës.

Statusi i Endrit Braimllarit:

Kjo është fytyra e një qeverie kriminale të lidhur me trafiqet.

Kryeministri dhe banda e tij tani po mundohen me çdo mënyrë të pastrojnë paratë e pista të trafikut të drogës. Mungesa e sigurisë në porte, aeroporte dhe në çdo pikë kufitare bëhet me urdhër politik të kryeministrit për të favorizuar trafikun e tij të pisët. Shqiptarët varfërohen çdo ditë ndërkohë kryeministri dhe qeveria e tij pasurohen me paratë e drogës. Këto janë paratë e pista që ky kryeministër po përdor për të shkatërruar ekonominë, për të varfëruar shqiptarët dhe për të pasuruar veten e tij dhe bandën që e rrethon.