Ministri Naço braktis mbledhjen e KLD. U largova nga një farsë

16/12/2013 - 15:11

16 dhjetor 2013 - Ministri i Drejtësisë është larguar nga mbledhja e KLD-së duke deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e farsës së emërimeve, ndërsa  akuzoi KLD-në për mungesë transparence.   “Kjo është mbledhja e dytë që KLD ka nisur ti bëjë jashtë vëmendjes së medias çka ndikon ndjeshëm në transparencën e KLD-së dhe në pozicionet që ka. Ky është një kthim mbrapa, në aspektin e transparencës. Pati diskutime të ndryshme për emërinim në 13 vende vakante në Gjykatën e Rethit gjyqësor Tiranë dhe në Gjykatën Adminstrative. Kjo tregon mungesë eficence. Sot flitet për diskutime dhe jo propozime konkrete. Propozimi im ishte që të hynte në rend dite e të promovoheshin  magjistratët që paguhen edhe pse nuk janë në punë, dhe KLD nuk e merr mundimin t’i punësojë. 8 gjyqtarë këtë vit kanë mbaruar magjistraturën.   Plotësimi i vendeve vakante do bëhet nga gjyqtarë të ardhur nga rrethet.  Vazhdojnë prej tre muajsh të mos plotësojnë vendet vakante U kam thënë KLD të mos bëjnë mbledhje selektive por të ketë klimë besueshmërie. U largova sepse nuk bëhem pjesë e kësaj farse. Kjo e tregon dhe mungesa e Presidentit. Në emërimet që do bëhen do ketë një farsë. KLD nuk mund të  plotësojë çokat. Ne duhet të ndryshojmë KLD, e të bëjmë thirrje për të promvoruar ata gjyqtarë në karrierë.  Dalja ime sot ka të bëjë me transparencën dhe vendimmarrjen. U largova sepse nuk do bëhesha pjesë e farsës”,u shpreh Naço.   

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video sensibilizuese në Facebook, ku bëhet thirrje për distancim social, në kët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot përmes një postimi në Facebook lidhur me masat shtrënguese ndaj koronavirusit.

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 75-vjetorin e krijimit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”.

Kryeministri i vendit Edi Rama, ashtu siç ka bërë në ditët e fundit ka mbajtur një komunikatë me qytetarët, ku ndër të tjera ka folur edh

Ish-deputeti demokrat Enkeled Alibeaj ka reaguar pas lajmit se 17 punëtorë të një fabrike çimentoje në Krujë janë vetëkarantinuar, pasi 2

Kreu i departamentit të pushtetit vendor në PD Durrës, Petro Vokopola, ka denoncuar përmes një statusi në rrjete sociale situatën e rëndë

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kujtuar sërish kryeministrit Rama që të mbyllë fasoneritë, call center-at dhe fabrikat me numër të madh puno

Kryeministyri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video të avionit "Lasgushi" i cili prej ditësh transporton pajisje mbrojtëse mjekësor

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi pas mbledhjes online të Konferencës së Kryetarëve, se 9 aktet

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar si do funksionojë nga e hëna sistemi i ri i leje-daljeve për të bërë pazar.