Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se Shqipëria duhet të mbyllë të gjithë institucionet, të cilat kanë lidhje me organizatën e FETO-s.

Ai tha se Turqia nuk do të pranojë asnjë terrorist nga Shqipëria në vendin e tyre, ndërsa theksoi se kjo kërkesë është edhe për shtetin shqiptar.

"Falë guximit dhe urtësisë së presidentit të Turqisë u bllokua grushti i shtetit. Sikur të kishte fituar ai grusht, e dini se çfarë mund të ndodhte.  Ata kanë përdor shumë mirë sistemin arsimor dhe kanë hyrë në institucione. Sigurisht kjo është organizatë e rrezikshme, e dimë se këtu kemi  anëtarë të FETO. Në dëshirojmë dhe presim të mbyllen institucione anti-turke në Shqipëri. Kjo organizatë është një kërcënim tepër serioz edhe për Shqipërinë dhe ata mund të bëjnë çdo gjë. Ti harrojmë 251 dëshmorë. Ne nuk strehojmë asnjë terrorist që vjen nga Shqipëria, këtë presim  edhe nga ju", tha ai.