Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zhvilloi sot një takim me ambasadorin e ri të BE në vendin tonë, Luigi Soreca.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloja takim shumë miqësor dhe profesional me një ekspert shumë të mirë të çështjeve të sigurisë: Ambasadorin e ri te BE, Luigi Soreca. Trajtuam çështje të rëndësishme mbi prioritetet dhe pritshmëritë e BE e vendeve anëtare ndaj Shqipërisë në fushën e ligjzbatimit”, shkruan ministri Xhafaj në një postim në Twitter.

Ambasadori mësohet se i konfirmoi Xhafajt gatishmërinë për mbështetje e thellim të bashkëpunimit në fushat prioritare të MB e PSH, e një mbështetje aktive me programet e asistencës financiare dhe teknike për to.

Duke i uruar punë të mbarë në detyrën e tij të re, ministri shkruan se javët në vijim do të flasin për projekte dhe rezultate konkrete.