Ministria e Jashtme zbardh axhendën e mbledhjes së dy qeverive në Prizren

10/01/2014 - 15:12

10 dhjetor 2014 - Ministria e Jashtme me anë të një njoftimi për media ka zbardhur axhendën e mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet ditën e nesërme në Prizren. Sipas MPJ-së, ditën e nesërme, datë 11 janar 2014, ora 11.00 në qytetin e Prizrenit do të mbahet mbledhja e parë e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.  

Pas ceremonisë së hapjes së mbledhjes nga dy Kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Edi Rama do të vijohet me shqyrtimin e dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, i cili do të nënshkruhet nga dy Kryeministrat.  

Mbledhja do te vijojë me shqyrtimin e disa Marrëveshjeve ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin në lehtësimin e tregtisë, në fushën e transportit dhe infrastrukturës, bashkë-financim të pajisjeve mjekësore të maternitetit të Preshevës, si dhe jetësimin e bashkëpunimit në rrafshin konsullor ndërmjet dy vendeve tona.  

Mes dy qeverive do të bisedohet për avancimin e agjendave integruese të dy vendeve, themelimin e Komisionit të Përbashkët Teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së, si dhe bashkëpunimin në sferën e përafrimit të legjislacionit. Në mbledhje do të shqyrtohen dhe projekt-ide për bashkëpunim në fushat e Kulturës, Sigurisë, Energjisë dhe përmirësimit të standardeve te jetesës së shqiptarëve në rajon.    

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi, në intervistë për DW paraqet argumentat pse me SPAK-un në Shqipëri do të fi

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është duke zhvilluar një dëgjesë me përfaqësues të Partisë Demokratike.

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për Zërin e Amerikës për situatën në vend dhe zhvillimet e fundit.

Zbardhet kallëzimi i Partisë Demokratike për 30 qershorin me anë të të cilit, PD i kërkon prokurorisë të hetojë krimet elektorale.  Mësoh

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha sot gjate nje deklarate per shtyp se kryeministri “Edi Rama refuzoi fondet nga BE për

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për thirrjen në Hagë të Ramush Haradinajt.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka vlerësuar dorëheqjen e Ramush Haradinajt si aktin e një njeriu që vë Atdheun mbi gjithçka.

"As është parë e as dëgjuar deri më sot, kjo që ndodhi në Gjykatën e Durrësit!"