Ish- Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani shkruan në FB se heqja e licencës së shkollës private ”Udha e Shkronjave” në Tiranë nga Ministria e Arsimit synon nga kjo e fundit mbjellje terrori dhe frikë.

Nishani thotë se është e drejtë të pezullohet një licencë kur ka rast të shkeljes së kritereve të liçencimit, standartit dhe cilësisë së mësimit, por nuk mund të hiqet për një masë logjike dhe mendimit për një situatë të caktuar rreziku të mundshëm.

Kryetari aktual i Këshillit Kombëtar të PD shprehet se këto veprime kryen nga rilindasit ndaj kujtdo tjetër që mendon ndryshe por paralajmëron se personat që ndërmarrin sot akte fashiste do të të gjykohen nesër rreptësisht para ligjit.

STATUSI I BUJAR NISHANIT

Qeveria rilindsve të Bllokut stalinist njofton se i paska hequr liçencën një shkolle private pasi drejtuesit e saj kanë mbyllur shkollën për dy javë si masë parandaluese ndaj coronavirus.
Kultura dhe metodat fashiste po përhapen me shpejtësi dhe çdo ditë në Shqipëri !
Nuk e njoh fare aktivitetin dhe stafin e kësaj shkolle.
As se çfar niveli arsimimi ajo ofron për fëmijët e shqiptarëve.
Natyrisht në çdo rast të shkeljes së kritereve të licensimit, standardit dhe cilësisë së mësimit, dhunimit të të drejtave të studentëve të saj apo deformimit të kurikulës, është krejt normale dhe e ligjëshme pezullimi i licensës dhe sqarimi i situatës.
Por të ushtrosh terror për shkak të masave të logjikës dhe mendimit për një situatë të caktuar rreziku të mundëshëm ndaj shëndetit kjo është sjellje tipike fashiste.
Synimi i rilindsve stalinistë shqiptarë synon mbjelljen e frikës dhe terrorit tek çdo njeri që guxon të ketë mendim tjetër nga ai i banditëve fashistë në qeverisje.
Nesër çdo fashist i sotëm dhe akt fashistoid do gjykohet rreptësisht para ligjit.
Por sot kultura dhe modeli fashist që po mundohet të ndërtohet ndër ne kërkon urgjentisht grushtin më të fortë që meriton.
Çdo ditë që kalon përkeqëson !
#tëringremëshqipërinë