Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me letrën e 5 të kryeministrit Edi Rama, drejtuar liderit të opozitës Lulzim Basha.

Në një postim në Facebook, Vasili krahahson Ramën dhe udhëheqësit e tjerë perëndimor si May dhe Kurz, por edhe me ministren e Mjedisit në Meksikë, Josefa Gonzales Blanco Ortiz Mena, e cila ka dhënë dorëheqjen për shkak të një vonese që u ka shkaktuar disa pasagjerëve në një avion.

POSTIMI I PLOTË

Ministrja e Meksikes dorehiqet per parime, ndersa Rama shkruan percartje mengjezore!?

Doreheqjet per shkak te standarteve te larta te politikes parimore nga Austria, Anglia edhe nga Meksika e larget jane prova, qe ndan nje politikan nga nje sharlatan.

Dihet pse dha doreheqjen Kurz dhe May.

Por sot vjen nje shembull i jashtezakonshem nga Meksika.

Lexojeni arsyen e doreheqjes se ministres se mjedisit te Meksikes dhe kuptoni cfare kryeministri eshte Edi Rama dhe cfare standartesh morale dhe politike mizerabel e udheheqin tek zvarritet turpshem neper letra te cartura,qe vijne ere injorance e mediokritet dhe myk padijeje.

Josefa Gonzalez Blanco Ortiz Mena, ministre e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore te Meksikes dha dorëheqjen pasi ajo kishte shkaktuar nje vonesë për udhëtarët, që udhëtonin në ate aeroplan dhe ekuipazhin e saj.

Gonzalos deklaroi dorehjen dhe tha:
“Nuk ka asnjë justifikim. Askush nuk duhet të ketë privilegje dhe përfitimet e një personi, madje edhe në kryerjen e detyrave të veta, nuk mund të jenë mbi mirëqenien e shumicës”.

Kujtojmë se në letrën e 5-të kryeministri Rama, shpreh vendosmërinë e tij për mosshtyrjen e zgjedhjeve. Ai zhvendosi me një ditë çeljen e fushatës elektorale duke e çuar në 1 qershor, për shkak se data 31 përkon me protestën e thirrur nga opozita.