Tiranë, 20 maj 2014 – Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, pati një takim të ngrohtë e miqësor me Ambasadorin e Mbretërisë së Katarit, shkëlqesinë e tij Yusuf bin Hassan al-Saei. Në takim u diskutua mbi marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Katarit. Gjithashtu u eksploruan rrugë dhe mundësi të reja për forcimin e këtyre marrëdhënieve bilaterale në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Bie në sy fakti që Ministria jonë e Mbrojtjes nuk ka bërë asnjë njoftim publik për këtë takim, ndërsa ky takim në mediat e Katarit si në gjuhën arabe dhe në atë angleze është trajtuar gjerësisht.

Gulf Times dhe Fana news (Federation of Arab News Agencies) në anglisht si edhe të përditshmet e Katarit Al Sharq dhe Al Raya e kanë raportuar gjerësisht këtë takim.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/