Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në Presidencë sportistët e Ekipit tonë Olimpik, të cilët do të na përfaqësojnë në Lojrat e II-ta Olimpike Europiane ‘Minsk 2019’.

Meta i ka dorëzuar sportistëve Flamurin Kombëtar, ndërkohë që i ka ururar suksese dhe përfaqësim dinjitoz të ngjyrave kuq e zi.

"Me urimin për sa më shumë suksese dhe përfaqësim dinjitoz të ngjyrave kuq e zi, pata sot kënaqësinë t’u dorëzoja Flamurin Kombëtar, simbolin më përbashkues të shqiptarëve kudo në botë, sportistëve të Ekipit tonë Olimpik, të cilët do të na përfaqësojnë në Lojrat e II-ta Olimpike Europiane "Minsk 2019". ", shkruan presidenti në Facebook.