Në një seancë maratonë e cila ka zgjatur rreth 20 orë, Kuvendi ka miratuar kabinetin qeveritar “Rama 2”  dhe programin e tij politik.

Seanca maratonë e cila nisi punimet prej orës 09:00 të mëngjesit të djeshëm i mbylli punimet sot në orën 07:00.

Për programin e qeverisë dhe kabinetin e ri votuan pro 78 deputetë dhe kundër 51, ndërsa 7 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci pasi lexoi emrat e rinj te ministrave hapi votimin.

Pas miratimit në Kuvend, qeveria Rama 2 pritet të betohet tek Presidenti i Republikës.

Kryetari i Kuvendit njoftoi se sot ne oren 18:00 do të zhvillohet takimin me kryetarët e grupeve për të mbajtur seancen e radhës.