Miratohet kontrata për aeroportin e Kukësit, koncesioni për 35 vite

20/03/2019 - 14:34

Sot në mbledhjen e qeverisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar nënshkrimin e Kontratës së Koncesionit për “Rehabilitimin, operimin, transferimin e Aeroportit të Kukësit”.

 Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në një komunikim për mediat, ministrja Balluku bëri me dije se koncesioni do të zgjasë 35 vite, kurse ndërtimi i aeroportit do të përfundojë brenda 24 muajve.

"Procesi i tenderimit u krye në dhjetor 2018 dhe fitues doli Bashkimi i Përkohshëm i Operatorëve “Global Technical Mechanichs” sh.p.k. dhe “Bami” sh.p.k.. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zhvilluar një proces negocimi intensiv me fituesin e tenderit.

Kontrata u negociua dhe u dërgua për mendim në institucionet respektive, mendime këto të dakordësuara dhe të reflektuara në kontratën përfundimtare të nënshkruar, e cila sot u miratua me Vendim të Këshillit të Ministrave. Hyrja e saj në fuqi i hap rrugë ndërtimit të aeroportit të Kukësit.

Kohëzgjatja e Kontratës se koncesionit është 35 vite.

Kohëzgjatja e zbatimit të punimeve dhe afati i vënies në operim është 24 muaj, ndërsa vlera e rehabilitimit të Aeroportit të Kukësit është rreth 8 milionë.

Nga zhvillimi i projektit ndërtues dhe më vonë në atë të zhvillimit të aktiviteteve në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit, do të punësohen fillimisht rreth 220 persona.

Ndërkohë që nga përllogaritjet dhe kryqëzimi i të dhënave të projekteve të ngjashme, mbështetur dhe në destinacionet e ndërtimeve që do të kryhen, numri i punonjësve që do të punësohen pritet të shkojë në rreth 12 mijë persona në fazën finale të realizimit të këtij Projekti.

Pozita e mirë gjeografike dhe rëndësia e zhvillimit të këtij Aeroporti ka tërhequr vëmendjen e linjave të mëdha Low Cost, ndër të cilat mund të përmendim Wizz Air, EasyJet, RyanAir, Voeling, Pegasus, etj.

Nga studimet paraprake parashikohet që ky aeroport të ketë një fluks lëvizjeje rreth 300 mijë pasagjerësh në vit, me rritje të ndjeshme në vitet pasuese.

Synimi është që përmes çmimeve të ulëta dhe shërbimeve cilësore, ky aeroport të shërbejë si pikë referimi në funksion të lëvizjes rajonale të udhëtarëve, veçanërisht atyre nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Aeroporti i Kukësit pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të zonës, duke e kthyer atë në një hapësirë me mjaft interes për investime", deklaroi Balluku.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë një intervistë të gjatë për televizionin “Al Jazeera”, ku ka “skanuar” situatën politike dhe

Në një deklaratë për mediat, kryeemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas dhënies së masës arrest me burg për 4 nga 7 të arrestuarit në Libra

Kryeministri Edi Rama ndërsa po zhvillonte fushatën e radhës elektorale në Pogradec, ka ironizuar opozitën me “filxhanin”.

Kryeministri Edi Rama nga Pogradeci komentoi vendimin e gjykatës së Elbasanit për të lënë në burg 4 nga shtatë të arrestuarit ndërsa tha

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet elektorale në qytetin e Pogradecit ku si çdo herë tjetër edhe sot nuk ka kursyer ironitë dhe sulm

Mbështetësit e opozitës kanë pritur sërish me protesta kryeministrin Edi Rama, i cili po vijon takimet elektorale në juglindje të vendit.

Kreu i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar pas lajmit se gazetari gjerman Peter Tiede do të publikojë ditën e nesërme për

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Selanik të Greqisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama prej një jave po kërcënon opozitën.

Nga Maliqi ku ndodhej për fushatë kryeministri Rama nuk i kurseu notat e ironisë në lidhje me thirrjet e Neritan Cekës për të mos shkuar