Mazhoranca socialiste miratoi sot me 82 vota pro në Kuvend paketën Anti shpifje. Kundër kësaj pakete votuan 13 deputetë, 5 abstenuan dhe 5 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Tashmë paketa Antishpifje do të shkojë në tryezën e Kreut të Shtetit.

I pyetur nga mediat, se cili do të jetë qëndrimi i Presidentit të Republikës ndaj së ashtuquajturës “Paketë anti-shpifje”, zëdhënësi i tij, Tedi Blushi sqaron se kreu i shtetit “do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit”.

“Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor, dhe do i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar” – thuhet në reagimin e zëdhënësit të Presidentit Meta.