Miratohet projektligji për amnistinë, 700 të dënuar pritet të lirohen

23/01/2020 - 14:33

Në mbledhjen e sotme Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin për amnistinë, i cili pritet t’i kalojë tashmë Kuvendit. Ky projektligj pritet t’iu japë lirinë rreth 700 të dënuarve.

“Nga amnistia e këtij viti pritet të përfitojnë të gjithë ata meshkuj të dënuar me 2 vite burgim me vendi të formë së prerë deri në 30/9/2019, si dhe femrat dhe të miturit, të cilët janë dënuar me tre vite burgim. Risia e amnistisë të këtij viti është edhe fakti i të përfshirjes së të dënuarve me shërbim prove”, thuhet në pr/ligj.

Ndërkohë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha pak kohë më parë se nga kjo amnisti pritet të përfitojnë rreth 50% e grave të dënuara dhe të miturve.

Nga amnistia nuk përfitojnë të dënuarit me burgim të përjetshëm, ata që janë dënuar për dhunë në familje, krime seksuale apo korrupsion.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot në mbrëmje, në këtë datë të shënuar për Shqipërinë, që përkon me 29-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, kryetari

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë.

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të fakteve të reja nga Presidenti i Republikës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me ngritjen e Akademisë së Transparencës pas Konferencës së Donatorëve

Presidenca ka bërë publike prova të reja të shkeljeve ligjore, që sipas saj, janë bërë gjatë procesit të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykat

Presidenti Ilir Meta ka dalë përsëri ditën e sotme në një konferencë për mediat në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Në fjalën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas thirrjes së presidentit Ilir Meta për tubim para godinës së Parlamentit kundër g

Pas deklaratave të bashkëkryetarit të reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i cili bëri me dije se nuk do të ketë qeveri tranzitore, ka re

Presidenca ka paralajmëruar konferencën e radhës për shtyp pasditen e sotme në orën 17:00, për të sjellë fakte të reja tronditëse që dësh

FRPD ditën e sotme ka mbajtur një protestë në kuadër të 29-vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit shqiptar, Enver Hoxhës.