Gjatë një vizite në fshatin Gjepalaj të Shijakut, për të parë nga afër përfundimin e shtëpive individuale për disa familje, kryeministri Edi Rama ka hasur edhe në një fakt, që deri atëherë nuk i kishte ndodhur.

Teksa i dorëzonte çelësin e shtëpisë Osman Rusit, Ramës iu desh t’i bindej rregullave të kryefamiljarit, duke hequr atletet bashkë me Ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Rama: Unë nuk po i heq këpucët Osman, të më falësh.

Osmani: Mirë është ti heqësh.

Rama: Epo s’po ta prish, nuk kam çfarë bëj.

Sapo u futën në sallonin e shtëpisë, sytë e Ramës shkuan te ngjyra e kuqe e çorapeve të Ahmetaj duke e bërë nostalgjik për kohën kur vishte çorape me ngjyra.

Rama: Ky mi ka marrë çorapet e mia. Më e keqja iku, më të mirën kemi përpara. A morë Osman çfarë na bëre, ta mori mendja që do të hiqte këpucët Kryeministri te shtëpia e re? Ja si është jeta.