Teksa po mbërrinte në KPA, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë për shqiptarët.

Diplomatja amerikane tha se nuk duhet të vazhdohet më me lojëra, duke u shprehur se reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore janë të domosdoshme që Shqipëria të mund të hyjë në familjen e madhe europiane.

“Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë i SHBA dhe duam që të jeni pjesë e familjes europiane. Reforma Zgjedhore dhe reforma në drejtësi janë të domosdoshme. Mjaft më me lojëra. Është koha të realiohet reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi, sic drejteuesit i kanë drejtuar popullit shqiptar, ashtu sikundër populli shqiptar pret”, tha Kim.