Kryeminsitri Edi Rama ka thirrur në një takim mjekët ditën e nesërme në orën 9:30, pas paralajmërimit që këta të fundit bënë për protestë.

Mjekët paralajmëruan një protestë ditën e nesërme para QSUT në orën 10:00 ndërsa paraqitën dhe një listë me 4 kërkesa.

Bluzat e bardha kërkojnë të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata mjekë që kanë humbur jetën si pasojë e COVID, të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, rritje të pagave si dhe kushte optimale pune për parandalimin e infeksioneve.

Kërkesa e mjekëve për protestë u refuzua nga policia me justifikimin e pandemisë.