Teksa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla po jepte detaje për mediat lidhur me Kongresin e socialistëve që do të mbahet nesër është regjistruar një incident i sikletshëm.

Një qytetar ka bërtitur me të madhe: “Poshtë diktatura”, ndërsa më tej i ka kërkuar Ballës të mos flasë më.

“Mos fol o burrë, o llapaqen. Mos fol.”, thotë qytetari, ndërsa pas këtij momenti, Balla ka përfunduar fjalën e tij para mediave.