Mullaraj falënderim të veçantë për mikun e tij Dakon: Çfarë presim nga qeveria (VIDEO)

09/09/2019 - 14:52

Alfred Mullaraj u rizgjodh sot në krye të Këshillit të Qarkut Durrës për një mandat tjetër 4-vjeçar.

Duke i falëndëruar për besimin që i dhanë me votat e tyre, Mullaraj falëndëroi në mënyrë të veçantë udhëheqësin politik të PS-së në Durrës, mikun e tij Vangjush Dakon, që në bashkëpunim me Kryesinë i besuan për herë të dytë pozicionin e kryetarit të KQ.

Për përkrahjen nga ana e tyre, falënderoi edhe 8 deputetët e PS-së për qarkun Durrës, teksa theksoi se kanë qenë korrekt në punën e tyre në drejtim të qytetarëve.

“Kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyer me të trija bashkitë e qarkut tonë. Besoj që do vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen. Me këto kompetenca që kemi pasur, me mundësitë tona, do të tentojmë për të qenë akoma më korrektë”, tha Mullaraj.

Gjatë fjalës së tij, Mullaraj theksoi se janë mbi 10 projekte që kanë implementuar dhe do vazhdojnë të implemetojnë për qarkun e Durrësit, ndërsa pret nga qeveria që në të ardhmen, të vazhdojnë të investojnë në të gjitha drejtimet për qytetin e qarkun tonë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama vizitoi paraditen e sotme zonën e plazhit në Durrës, për fazën e parë të rindërtimit të pallateve të dëmtuara nga t

Në përfundim të takimit me aleatët në selinë e PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se rotacioni politik në vend është i domosdoshë

Pasi paralajmëroi dje se kishte në dorë prova të reja kundër Ardian Dvoranit, ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka dorëzuar në Prokurori

Ish-deputeti Tritan Shehu teksa komenton donacionet e grumbulluara të hënën në Bruksel nga e gjithë bota për rindërtimin e Shqipërisë pas

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës për fazën e parë të rindërtimit pas tërmetit, ku vizitoi një pallat me dëmtime mesatare në zonë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë një deklarate për mediat nga Drejtoria e Policisë Elbasan, theksoi se Agjencia përkatëse e adm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur sot në një takimn ë selinë blu aleatët e tij të opozitës së bashkuar.

Në një prononcim për mediat nga qyteti i Korçës kreu i Komisionit të ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja ka komentuar deklaratën e dje

“Parlamentin do e shpërndajë popullin”. Ky është reagimi i të zëdhënësit të Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi.

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli sa i takon Konferencës së Donatorëve në Bruksel, ku pasi shprehu f