Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas të akuzave të ish-deputeti të Partisë Demokratike, Bardh Spahia lidhur me mungesën e tamponëve.

ISHP sqaron se janë rreth 90 mijë teste të disponueshme për t’iu përgjigjur situatës së krijuar nga Covid19, ndërsa i bën thirrje PD-së se në këtë situatë nuk duhet të bëhet politikë me koronavirusin.

“Instituti i Shëndetit Publik vijon të jetë 24 orë në 7 ditë të javës në përgjigje të nevojave nga i gjithë vendi për testimet në kohë të qytetarëve të dyshuar, sipas hetimit epidemiologjik që kryhet në terren nga epidemiologët. Aktualisht kemi rreth 90 mijë teste në dispozicion dhe laboratori I ISHP vijon të furnizohet pa ndërprerje. Stafi i ISHP-së po punon 24 orë pa ndërprerje që nga fillimi i epidemisë, për të nxjerrë sa më shpejt në kohë përgjigjet për të gjitha rastet e dyshuar si të prekur nga Covid19. I bëjmë thirrje PD dhe çdo force politike, të mos bëjnë politikë me Covid19 dhe të mos cënojnë punën e një ekipi të tërë të shëndetësisë, që janë në krye te detyrës për përballimin e situatës, por t’i bashkohen përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe ruajtjes së higjienës”, thuhet në deklaratë.