Murrizi: Bojkoti i zgjedhjeve rrezikon shkrirjen e PD-së

20/04/2019 - 20:09

Deputeti Myslim Murrizi tha se nëse Partia Demokratike nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, atëherë ajo shton “rrezikun” e shkrirjes së saj.

Duke folur në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ai ftoi të gjithë demokratët të mos bojkotojnë zgjedhjet. Sipas tij, si Rama ashtu edhe Basha kanë si synim që mos të ndryshojnë sistemin zgjedhor.

“Shqiptarët kërkojnë ndryshimin. Unë iu bëj thirrje demokratëve të mos bojkotojnë zgjedhjet. Edhe në çadër na tha Basha se nuk ka marrëveshje. Edhe kjo është një çadër, por nga ajo verorja. Unë nuk shkoj në parti me porosi të askujt. Mua nuk më marrin as prej hunde dhe as prej dore. Unë do të mbështes çdo kandidat që  do të dalë në garë. Ervin Salianji ka qenë kundër djegies së mandateve. Mos-hyrja në zgjedhje është shkrirje e Partisë Demokratike.  Atë ditë kam qenë këtu në studio dhe kam thënë  se nuk e dorëzoj mandatin.  Myslim Murrizi do të jetë sërish.  Basha është kopja e keqe e opozitës për Ramën në pushtet. Unë e kam me shkeljen e rregullave brenda familjeve. Demokratët duhet të regojnë për ata që kanë marrë peng partinë. Do të votoj çdo demokrat që do shoh në listë. Do votoj për një kandidat që është në listën e PD.Në 2017 është tjetërsuar vullneti i zgjedhësve. Politika është kalbur. Po të jetë sistem maxhoritar, do të jetë më e kontrolluar. Rama, ndërkombëtaret dhe ne i bëjmë 84 vota. Shqiptarët  janë me mllef me këtë sistem që kemi nga të gjitha partitë”, tha Murrizi.

Ai tregoi edhe raportet që ka me Rudina Hajdarin.

“Kam marrëdhënie miqësore me Rudinën prej 18 muajsh. Marrëdhënie si e bija e ish-mikut tim Azem Hajdarit.  Unë besoj që për çdo forcë politike jo komuniste, liderët nuk emërohen dhe në çdo parti e re që mund të krijohet, liderët caktohen në zgjedhje.  Unë kam qenë mbrëmë dhe kemi biseduar. Unë jam pak i vështirë për të diskutuar skutave. Që të jem i sinqertë, unë nuk kam parë një prononcim të vetë Rudinës të ketë firmosur për këtë. Rama dhe Basha, të dy së bashku kërkojnë të mos ndryshojnë sistemin zgjedhor”-shtoi ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Mirditë, Gjon Ndoj, kandidat i pavarur për bashkinë është tërhequr nga gara kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet.

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili pas deklaratës së OSBE-së në lidhje me tensionet që kanë pushtuar Shqipërinë.

Ish-deputeti dhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i shkruan një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku thekson midi

Krerët e Bashkive që nuk pranojnë të ketë zgjedhje më datën 30 qershor duke respektuar dekretin e Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhj

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka folur jashtë ambienteve të komisariatit të Burrelit ku u shoqërua pas tensioneve që

OSBE ka dënuar sulmet në KZAZ-të në disa qytete, ku mbështetës të opozitës tentuan të lironin hapësirat dhe të nxirrnin jashtë materialet

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me shoqërimin në komisariatin e Burrelit të ish-deput

Partia Demokratike ka publikuar pamjet e shoqërimit të ish-deputetes së PD-së Dhurata Çupi dhe kryetares së FRPD-së, Denisa Vata.

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar drejtuesit e lartë të OSBE- ODHIR lidhur me dekretin e tij për zhdekretimin e datës zgjedhore të 30 qers

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjan i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të hapë rrugë për zhvillimin e zgjedhjeve paqësore.